Royal Villa of Durrës, Rruga Kont Urani, Durazzo, Durrës County, 2001, Albania
79,000€
Përshkrimi
Apartament 1+1 me oborr privat | I sapo restauruar.
Apartament 1+1 i saporestauruar, me oborr privat, i pozicionuar në katin e parë të një godine të qetë 2-katëshe.
Prona disponon 48 m² sipërfaqe neto, të organizuara në mënyrë funksionale, si dhe rreth 15 m² ambient të jashtëm privat, në formën e një oborri, duke krijuar një hapësirë të këndshme për relaks, kafe në ambient të hapur apo për ta shfrytëzuar sipas nevojave të banorit.
Apartamenti është komplet i restauruar dhe i arreduar me mobilim tërësisht të ri, duke ofruar një ambient modern, të pastër dhe gati për banim.
Organizimi i brendshëm:
1 dhomë gjumi me dalje direkte në oborrin privat
1 dhomë ndenjeje + kuzhinë në një ambient të përbashkët
Dalje nga ambienti i ndenjes në ballkon
1 tualet me dritare
1 korridor shpërndarës
Një nga veçoritë kryesore të kësaj prone është kombinimi i sipërfaqes së brendshme kompakte me një oborr privat, një element që e bën apartamentin veçanërisht të përshtatshëm si për banim ashtu edhe për investim.
Apartamenti është sapo restauruar, me arredim të ri dhe i gatshëm për përdorim të menjëhershëm.